Site icon Telegrafi

Zidane në hall, nëntë lojtarë për tri pozita

Shumë lojtarë vetëm për katër apo tri pozitat në mesfushë.

Ky është problemi kryesor i Zinedine Zidanes i cili tashmë në skuadrën e tij ka hiq më pak se nëntë mesfushorë.

Skuadrës së francezit pritet t’i bashkohet edhe Ceballos nga Real Betis.

Tashmë trajnerit i duhet së pari të zgjedh modulin e lojës pasi në sezonin e fundit luajti me dy formacione, 4-3-3 dhe 4-4-2.

Treshja tashmë që i solli Ligën e Kampionëve janë aty me Casemiron, Kroosin dhe Modricin.

Isco, Asensio, James dhe Kovacic presin për një vend në formacionin bazën, ndërsa këtyre emrave iu shtohen edhe Marcos Llorente dhe Dani Ceballos.

Problem i madh për Zinedine Zidanen i cili fillimisht mund të kërkojë shitjen e ndonjërit prej lojtarëve dhe huazimin e disa të rinjve. /Telegrafi/

Exit mobile version