Telegrafi

Zidane: Në finale luajnë dy ekipet më të mira

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mendon se në finalen e sivjetme të Ligës së Kampionëve luajnë dy skuadrat më të mira evropiane.

Los Blancos do të ndeshen me Juventusin të shtunën në Cardiff dhe strategu francez dhe ekipi i tij do të përpiqen ta fitojnë trofeun për të dytin vit radhazi.

Lexo po ashtu Allegri: Real Madridi favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

“Është një finale, 90 minutat do të jenë ndryshe. Ata janë të mirë në mbrojtje, ndërsa ne kemi shënuar shumë gola. Por, gjërat janë ndryshe në një finale”.

“Këtë vit kanë arritur në finale dy skuadrat më të mira dhe si gjithmonë, do të shohim një ndeshje të shkëlqyer”.

“Është ndeshja e fundit e sezonit për ne dhe sipas meje, është më e rëndësishmja…”.

“Jemi të lumtur që ndodhemi në finale, e dimë sa e vështirë do të jetë, por kemi punuar shumë dhe e kemi merituar të jemi këtu”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media. /Telegrafi/