Telegrafi

Zidane ndërron mendje, e do qëndrimin e James

Zinedine Zidane e ka lëvduar James Rodriguezin pas fitores prej 2-1 kundër Celta Vigos.

Los Blancos fituan me golat e Alvaro Moratas dhe Toni Kroos, kundrejt golit të Fabian Orellanas, ndërsa kjo ishte fitorja e 14-të radhazi në La Liga (duke llogaritur edhe sezonin e kaluar).

Gjithçka mbi TRANSFERIMET

Është raportuar se James do të largohet dhe se nuk bën pjesë në planet e strategut francez, sidoqoftë trajnerit i ka pëlqyer paraqitja e kolumbianit si zëvendësues në njëzet minutat e fundit.

“Kam parë gjëra të mira nga James dhe siç po pyesni, po do të qëndrojë”, u ka thënë Zidane gazetarëve.

Lexo po ashtu Ditët e fundit të Jamesit te Reali

Ditë më parë, legjenda franceze theksoi se mesfushori nuk ka hapësira dhe mund të largohet. /Telegrafi/