Telegrafi

Zidane: Mund të ndodhë që një ditë të jem trajner i Mbappe

Mesfushori legjendar dhe trajneri po aq i suksesshëm Zinedine Zidane ka zbuluar se do të ishte dëshira e tij e madhe që një ditë të trajnonte bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe.

Kujtojmë se Zidane tashmë në dy raste ka drejtuar Real Madridin, me të cilin fitoi tre Liga të Kampionëve dhe aktualisht është i papunë.

Mbappe është anëtar i PSG-së, por dëshira e tij për të luajtur për klubin mbretëror ka qenë prej kohësh një sekret i hapur.

“Kur je trajner dhe ka një lojtar si ai, sigurisht që dëshiron ta stërvitësh. Çdo gjë mund të ndodhë. Mund të ndodhë një ditë. Ai është një lojtar që përfaqëson mirë fanellën e Francës. Gjithsesi, unë e admiroj atë që po bën. Ai është i fortë”, ka thënë Zidane.

Zidane dhe Mbappe janë legjenda të gjalla të futbollit francez dhe botëror.

Lexo po ashtu Zidane paralajmëron rikthimin: Më mungon futbolli dhe adrenalina

Zidane i solli Kupën e Botës në 1998 dhe Kampionatin Evropian dy vjet më vonë Francës.

Si një 19-vjeçar, Mbappe ishte një nga lojtarët kryesorë në fitimin e Kupës së Botës në Rusi dhe pavarësisht një het-triku në Katar, Argjentina e Messit e ndaloi atë në finale. /Telegrafi/