Zinedine Zidane po kalon momente pikëlluese në këto ditë, pasi vëllai i tij, Farid, ndërroi jetë pak ditë më parë.
Strategu francez ishte larguar nga kampi stërvitor ku po qëndrojnë Los Blancos, për shkak se vëllai i tij ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare.
Zizu ka postuar një mesazh pikëllues në llogarinë e tij në Instagram për vëllain e tij: “Vëllai im i madh, Farid. Ti gjithmonë më ke treguar rrugën e duhur. Ishe gjithmonë i guximshëm. Ti i doje të gjithë dhe të gjithë të donin ty! Jam shumë krenar për ty. Do jesh gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar trajneri i Real Madridit në rrjetin e tij social.
Kujtojmë se trajneri francez ishte me skuadrën e Realit në fazën përgatitore, duke stërvitur ekipin për sezonin e ri.
Rikthimi i Zidanes pritet të ndodhë në ditën e mërkurën të kësaj jave, në mënyrë që ta drejtoi ekipin në turneun që do të mbahet në Australi dhe Amerikë. /Telegrafi/