Telegrafi

Zidane: Mbappe ka thënë që ëndrra e tij është të luajë për Real Madridin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se e di se ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dëshiron të bashkohet me ta.

Zidane shpjegoi se dashuria e Mbappe për Real Madridit ka qenë prej kohësh njohuri e publikut.

Një gjë të tillë gjatë ditëve të fundit e tha edhe presidenti i Moncoas, Vadim Vasilyev.

Lexo po ashtu Presidenti i Monacos, Vasilyev: Mbappe e do Real Madridin

“Do të jetë vet lojtari që merr vendimin e tij për të ardhmen e tij”, ka thënë fillimisht Zidane kur u pyet për 20-vjeçarin.

“Për momentin ai është lojtar i PSG-së. Në të ardhmen, do ta shohim”.

“Ai gjithmonë ka thënë se ëndrra e tij ishte të luante në Real Madrid një ditë”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/