Zinedine Zidane nuk mban inat në kundërshtarin e tij të nesërm(shtunë), Antoine Griezmann, por thotë se është mirë që ai do të luaj në derbi.
Trajneri francez është treguar edhe një herë njeri i madh, pasi e ka pritur mirë kthimin nga lëndimi të futbollistit më të mirë të skuadrës rivale, Atletico Madrid.
“Është e mirë që Griezmann mund të luajë nesër në derbi”, ka thënë Zidane për mediat spanjolle, përcjell Telegrafi.
“Unë nuk dua që një lojtar i një ekip rival të lëndohet. Unë jam i lumtur për të(Griezmann)”, përfundoi trajneri francez.
Ndryshe, derbi i Madridit do të luhet nesër(shtunë) në Vicente Calderon, me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/