Telegrafi

Zidane: I lumtur me lojën dhe fitoren, i shqetësuar me kartonin e CR7

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Barcelonës, ku shprehet se ai ishte ‘shqetësuar’ nga dërgimi jashtë i Cristiano Ronaldos me karton të kuq kundër Barcelonës të dielën, teksa ndeshjen e ka cilësuar si të mrekullueshme.

Ronaldos iu tregua një kartonë i dytë e verdhë për një simulim të tepruar në ndeshjen e parë të Superkupës, vetëm dy minuta pasi shënoi për 2-1, duke bërë që Zidane të shprehë zhgënjimin e tij me gjyqtarin e ndeshjes.

“Ashtu si gjithmonë, unë nuk do të hyj në performancën e gjyqtarit”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Jam me të vërtetë i lumtur me lojtarët e mi, pas luajtën edhe e kërkuar deri në fund fitoren. Jam i lumtur me rezultatin, por asgjë nuk përfundon deri të mërkurën”.

“Kemi pasur një ndeshje të mrekullueshme. Ajo që më shqetëson është kartoni i kuq i Cristianos. Ndoshta nuk kishte penallti, por kartoni ishte pak i fortë”.

“Megjithatë, nuk mund ta ndryshojmë dhe do të përpiqemi të fitojmë Superkupën të mërkurën. Me 10 lojtarë, ne ende luftuam dhe besuam në fitore deri në fund”.

“Kjo është vetëm një ndeshje, tani kemi edhe atë të kthimit. Zëvendësues? Nuk ka lojtarë A ose B këtu. Ne të gjithë punojmë në të njëjtën mënyrë. Pas kësaj, duhet të zgjidhni një ekip dhe të bëni ndryshime”.

“Gjëja më e mirë është që të gjithë respektojnë [zgjedhjet e mia], qoftë për 30, 60 ose 90 minuta. Të gjithë janë shumë të fokusuar dhe kjo e bën çdo trajner të lumtur”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/