Telegrafi

Zidane: Luajtëm me karakter dhe qasje të duhur, më vjen keq për Interin

Zinedine Zidane beson se Real Madridi luajti me karakter dhe qasje të duhur në fitoren e tyre 2-0 në udhëtim te Interi në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Eden Hazard shndërroi një penallti të hershme dhe Arturo Vidal u përjashtua para pjesës së parë për kundërshtim ndaj vendimeve të gjyqtarit, ndërsa në pjesën e dytë një autogol nga Achraf Hakimi vendosi lojën.

“Ishte një lojë e rëndësishme, ne e përgatitëm mirë. Ne e dinim se do të ishte e vështirë, por kemi luajtur me karakter dhe kemi pasur qasjen e duhur”, ka thënë fillimisht Zidane për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Real Madridi triumfon në udhëtim te Interi – Nerazzurrët pranë eliminimit nga grupet

“Unë jam i lumtur për lojtarët, sepse ata shpesh kritikohen kur performancat tona nuk janë të shkëlqyera”.

“Ju nuk mund të fitoni gjithmonë në futboll, e rëndësishme është të jepni gjithçka tuaj çdo herë dhe kjo është ajo që bëmë ndaj Interit”.

“Ne duam të luajmë gjithmonë një futboll të bukur dhe të marrim fitoret, por nuk është gjithmonë e mundur”.

Lexo po ashtu Inter 0-2 Real Madrid, notat e lojtarëve

“Ne kemi luajtur shumë mirë javën e kaluar për 75 minuta dhe më pas kemi pranuar një gol, njerëzit sillen sikur është një katastrofë. Kështu nuk funksionon futbolli”.

“Më vjen keq për Interin, pasi ata kishin luajtur mirë në ndeshjen e parë, por ky është futbolli”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/