Telegrafi

Zidane llogarit në Jamesin te Real Madridi

James Rodriguez dhe Zinedine Zidane (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, llogarit në shërbimet e James Rodriguezit për sezonin e ri, duke vënë në dyshim transferimin e tij në Serie A.

Napoli është një prej klubeve më të interesuara për kolumbianin, mirëpo deri më tani ka hezituar të shpenzojë 42 milionë euro për të.

Mesfushori ofensiv nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit miqësore (ndaj Red Bull Salzburg dhe Roma), mirëpo Zidane e ka bërë të qartë se dëshiron ta ketë në skuadër.

James Rodriguez dhe Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“James është një lojtar që e kemi regjistruar. Ai nuk është ftuar për ndeshjet, por kjo mund të ndryshojë. Gjithçka mund të ndodhë deri më 2 shtator, por kjo vlen edhe për të gjitha skuadrat tjera”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga James Rodriguez

“Fundja, unë gjithmonë llogaris në një lojtar të Madridit. Mund të më pyesni për këtë apo atë lojtar deri më 2 shtator, por përgjigja ime do të jetë gjithmonë e njëjtë”.

“Kjo është skuadra që e kam dhe këta janë lojtarët e mi, kështu është situata”, ka deklaruar Zidane. /Telegrafi/