Telegrafi

Zidane lavdëron Ronaldon, por jo dhe mbrojtjen

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij, posaçërisht me atë të Cristiano Ronaldos, i cili shënoi katër gola.

Tekniku francez e pranoi se sulmi i Los Blancos është fenomenal, por jo edhe mbrojta.

“Jam i lumtur me performancën e Ronaldos.  Të gjithë e dimë se çka është në gjendje të bëjë ai. Jo shumë lojtarë janë në gjendje të shënojnë katër gola në një ndeshje. Kjo e bënë atë të veçantë”.

“Unë kurrë nuk kamë shënuar katër gola në një ndeshje sa isha lojtar dhe kështu nuk kam ide se çfarë ndjesie është. Bale ishte shumë i lumtur, pasi ai arriti të luajë pas një kohe të gjatë. Jam i lumtur me paraqitjen e tij, ai është gati të luajë nga fillimi”.

“Sulmi jonë është fenomenal, por ne duhet të fokusohemi të përmirësojmë mbrojtjen”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/