Telegrafi

Zidane lavdëron Buffonin

Zinedine Zidane në një intervistë të gjatë dhënë për UEFA-n, ka lavdëruar portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon.

Këto komente Zizu i bëri në prag të finales të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet me 3 qershor në Cardiff.

“Ai është lider i lindur. Ka qenë lojtar i mrekullueshëm gjatë gjithë karrierës. Ai është lider në fushë dhe kapiten i mrekullueshëm”, deklaroi Zizu për “Uefa.com”

“Zonja e Vjetër” synon të kompletojë atë tripletën e famshme, ndersa Los Blancos duan të shkruajnë histori duke fituar dy herë me radhë këtë garë, diçka që nuk është arritur më parë.