Kur e kishte parë për herë të parë Zinedine Zidane, duke luajtur Marco Asension kishte thënë se i riu është ishte special dhe francezi e kishte krahasuar këmbën e tij të majtë me atë të Lionel Messis.
Pas një treningu trajneri i ishte afruar atij dhe kishin bërë një bisedë të përgjithshme për futbollin.
Aty kishte ndodhur edhe krahasimi i tij me nr. 10 të Barcelonës, shkruan Marca.
Pasi e pa në stërvitjet e para pasi e ktheu në Madrid, Zidane ishte i bindur që ai i kishte të gjitha që të ishte pjesë e Real Madridit.
Zidane kishte kërkuar në atë kohë që t’i rinovohet kontrata dhe të jepet huazim, por më vonë as këtë nuk e lejoi.
Djaloshi po jeton në ëndërr dhe deri më tani ka shënuar në të gjitha garat ku është aktivizuar. /Telegrafi/