Telegrafi

Zidane: Kur barazon me 10 lojtarë, duhet ta shfrytëzosh kokën dhe të mbrohesh së bashku

Getty Images

Zinedine Zidane është shprehur i zhgënjyer pas humbjes së Real Madridit nga Barcelona në El Clasico. Trajneri francez thotë se skuadra e tij është dashur t’i shfrytëzonte rastet dhe se pas golit të barazimit lojtarët nuk u treguan të mençur për t’u mbrojtur.

“Nuk mund të jemi të lumtur, bëmë shumë, gjatë gjithë lojës, patëm shumë raste që ta kthenim lojën në favorin tonë”.

“Nëse nuk e përfundon ndeshjen, mund të të dalë nga dora dhe kjo ndodhi. Jemi të zhgënjyer me rezultatin”.

“Kur arrin 2-2 me 10 lojtarë, atëherë duhet ta shfrytëzosh kokën më shumë dhe të mbrohesh më afër së bashku”.

“Messi? Ai e bën dallimin në këtë skuadër. Ai shënoi dy herë, por Barca nuk është vetëm Messi”.

“Gjyqtarët? Nuk dua të di për kurrfarë fushatash të gjyqtarëve, gjyqtari e përjashtoi Sergion dhe duhet ta pranojmë këtë”, është shprehur Zidane. /Telegrafi/