Telegrafi

Zidane konfirmon se Hazard është i gatshëm të luajë

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane ka thënë se Eden Hazard është i gatshëm 100 për qind që të rikthehet te Real Madridi.

Ylli belg ishte i lënduar që disa javë, mirëpo tani duket se është i gatshëm që t’i ndihmojë Los Blancos.

Trajneri francez ka thënë se Hazard do të luajë në ndeshjen e të dielës ndaj Celta Vigos që zhvillohet në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

“Ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është Hazard për ne dhe se përse e kemi transferuar. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që është sërish me grupin e lojtarëve”, ka thënë ai.

“Nuk ka luajtur që tre muaj dhe nuk është e lehtë për të. Do të varet e gjithçka nga rrjedha e lojës, por ai është i gatshëm të luajë”.

Lexo po ashtu Eden Hazard gati për aksion, por te Real Madridi kanë një shqetësim tjetër

“Ne e dimë se shumë mund të na ndihmojë. Ai është i lumtur që është rikthyer, mirëpo duhet t’i japim kohë derisa të adaptohet”, ka shtuar më tej Zidane.

Kujtojmë se Hazard u transferua te Real Madridi për 100 milionë euro nga Chelsea në verën e vitit të kaluar. /Telegrafi/