Telegrafi

Zidane i këkon Ramosit të qëndrojë te Real Madridi

Sergio Ramos (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Sergio Ramos është duke e menduar largimin nga Real Madridi në këtë verë, pas raporteve jo të mira me Florentino Perezin.

Mbrojtësi spanjoll u përplas me presidentin e skuadrës madrilene pas eliminimit nga Liga e Kampionëve prej Ajaxit, andaj që nga atëherë ka bërë të ditur se dëshiron të largohet.

Por, sipas Marca, Zinedine Zidane dëshiron që qendërmbrojtësi të qëndrojë te Los Blancos edhe nëse ai ka dilema rreth të ardhmes së tij.

Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Trajneri francez beson se 33-vjeçari është lojtari më i rëndësishëm në fushë dhe jashtë saj dhe shpreson që Perez ta qetësojë situatën.

Lexo po ashtu Reali do të tentojë ta transferojë Van Dijkun nëse largohet Ramosi

Ramos aktualisht ka pranuar një ofertë të majme nga Kina, por ende nuk ka treguar se cila do të jetë e ardhmja e tij, ndërsa Zidane mund të ndikojë në vendimin e tij. /Telegrafi/