Telegrafi

Zidane: Ka mbaruar kampionati për Realin

Real Madrid nuk mund ta fitojë La Ligan pas humbjes të së shtunës 0:1 kundër rivalëve të Atletico Madridit, sipas trajnerit Zinedine Zidane.

Goli i Antonie Griezmann në pjesën e dytë i siguroi fitoren minimale Atleticos të cilët arritën fitoren e tretë radhazi në Santiago Bernabeu.

Humbja e lë Zidane nëntë pikë pas udhëheqësve të ligës, Barcelona, të cilët luajnë sot në mbrëmje me Sevillën ku dhe mund të thellojnë në 12 pikë distancën nga Real.

Trajneri 43 vjeçar pranon se ata tashmë janë shumë larg për të kapur katalanasit, por shton se futbollistët e tij nuk do dorëzohen deri në fund.

“Përpara se të pyesni, liga ka mbaruar”, u tha francezi gazetarëve.

“Ajo ka qenë gjithmonë e vështirë. U thashë lojtarëve dje se nëse do të humbnim pikë do të ishte edhe më e vështirë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/