Telegrafi

Zidane identifikon treshen e ‘ëndrrave’ që do të pasonte Ronaldon, Benzeman dhe Balen

Zinedine Zidane thuhet se ka identifikuar treshen e ëndrrave që do të pasonte Cristiano Ronaldon, Karim Benzeman dhe Gareth Balen.

Treshja kishte sjell mjaftë sukses në Santiago Bernabeu, mirëpo ylli portugez kaloi para dy sezonesh te Juventusi, duke lënë vetëm uellsianin dhe francezin.

Dyshja tani janë mbi të 30-tat dhe strategu francez po kërkon një dyshe tjetër që do të ndihmonte Eden Hazardin në sulm.

Sipas asaj që raporton AS, Zidane po tenton të transferojë Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain dhe Erling Haalandin nga Borussia Dortmund në verën e këtij viti.

Ëndrra e trajnerit është që ta ketë bashkëkombësin e tij te Real Madridi, ku do të vendosej në krahët e sulmit së bashku me belgun, derisa norvegjezi do të ishte në qendër.

Florentino Perez është i gatshëm që të ofrojë një shumë të majme për transferimin e dyshes, gjersa do të largohet nga klubi disa lojtarë. /Telegrafi/