Site icon Telegrafi

Zidane: Humbje që na lëndon, asgjë nuk ka përfunduar

MADRID, SPAIN - NOVEMBER 18: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid CF reacts on the bench prior to start the La Liga match between Club Atletico Madrid and Real Madrid CF at Estadio Wanda Metropolitano on November 18, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

El Clasico i 270-të në histori ka përfunduar në të mirë të Barcelonës me rezultat të thellë 0-3.

E kjo humbje i ka lënduar madrilenët dhe këtë e ka pranuar edhe trajneri i tyre Zinedine Zidane.

Sipas teknikut francez skuadra e tij e nisi ndeshjen mirë derisa këtë humbje e cilëson si shumë të vështirë.

“Filluam shumë mirë, pjesa e parë ishte një ndeshje e barabartë nga të dyja skuadrat”, deklaroi Zidane.

“Është një humbje që na lëndon, është shumë e vështirë për ne. Ky është futbolli, ishte ndeshje e vështirë”, tha Zidane.

Zidane duke u përshëndetur me Valverden para fillimit të ndeshjes

Ai foli edhe për inkuadrimin në lojë të mesfushorit korat Mateo Kovacic në vend të Iscos.

“Unë jam ai që kam për të zgjedhur dhe kjo është asgjë më shumë. Me Kovacicin ishte ndryshe, duhej të ishim vigjilent ndaj Messit dhe ai e bëri atë mirë, kjo është ajo që kam vendosur para lojës”, ka thënë francezi.

Krejt në fund Zidane thotë se janë mbrojtur keq, por që nuk ka përfunduar asgjë.

“Ne kemi bërë një gabim, jemi mbrojtur keq dhe në këto ndeshje janë detajet që vendosin”.

“Nuk do të çmendemi tani, është një humbje shumë e vështirë por nuk kemi pse të ndryshojmë asgjë. I kërkova lojtarëve të mos mendojnë për këtë, të gëzojnë pushimin me familjen dhe të kthehen. Asgjë nuk ka përfunduar”, ka deklaruar Zidane pas ndeshjes.

Aktualisht ‘Los Blancos’, janë në pozitën e katërt në tabelë me 31 pikë të tubuara, 14 më pak se Barcelona por që kampionët e botës kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Exit mobile version