Zinedine Zidane po shkruan historinë si trajner i Real Madridit, ku së fundi fitoi edhe një trofe.
Francezi në më pak se dy vjet ka fituar gjashtë tituj, e cila e bën trajnerin e katërt më të suksesshëm të madrilenëve.
Zizu deri më tani ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, po aq edhe Superkupa të Evropës, ndërsa nga njëherë e ka fituar trofeun e La Ligas dhe Botërorit për Klube.
Ai është vetëm një trofe larg Vicente del Bosque, i cili ka fituar shtatë trofe gjatë kohës sa ishte trajner i Realit.
Trajneri 45-vjeçar është vetëm dy trofe larg Luis Molowny dhe pak më larg nga Miguel Munoz, që ka fituar plotë 14 tituj, por udhëtimi i Zidane si trajner i Real Madrid sapo ka filluar. /Telegrafi/