Telegrafi

Zidane: Futbollistët u përgjigjen shumë mirë, jam i kënaqur me lojën e tyre

Zinedine Zidane përshëndeti ‘përgjigjen’ e dhënë nga lojtarët e tij të Real Madridit në fitoren 4-1 të së shtunës pasdite në udhëtim kundër Eibarit.

Real Madrid ka shënuar edhe një fitore të thellë në udhëtim ndaj Eibarit, falë dy golave të Karim Benzemas, një të James Rodriguez dhe një tjetër nga Marco Asensio.

Kjo fitore e kthehu Realin në vendin e parë në renditjen e La Ligas dhe kjo përgjigje e dhënë e futbollistëve madrilen e ka gëzuar shumë trajnerin francez, Zidane.

“Ishte një përgjigje shumë e mirë nga lojtarët, kemi filluar shumë mirë, kemi shënuar tre gola për gjysmë ore”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Ne e dinim se do luanim në një fushë të vështirë, por kemi luajtur në pjesën e kundërt të saj, kemi shënuar … Ne kishim një ndeshje serioze, gjithmonë duke respektuar kundërshtarët tanë”, përcjell Telegrafi.

“Benzema? Jam i lumtur për punën e tij, golat dhe lidhjen e tij me dy dy sulmuesit e tjerë”. Jam i kënaqur me lojën që ai bëri”.

“Jam i kënaqur me përgjigjen tonë. Gjatë një sezoni, ka nga të gjitha llojet e momenteve”.

“Një ekip nuk mund gjithmonë të luajë mirë, por ne kemi luajtur shumë mirë sot, me intensitet”.

“Kemi filluar me shumë ritëm dhe kjo është shumë e rëndësishme, por [në mes dhe tani në fund të sezonit] është shumë e gjatë ndeshja”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/