Telegrafi

Zidane flet për dyshen Neymar – Hazard: Ëndrrat bëhen realitet në Madrid

Neymar kishte deklaruar se ëndërron të luaj me një futbollist si Eden Hazard.

Sulmuesi brazilian dhe ai belg janë lidhur me një kalim të mundshëm te Los Blancos gjatë afatit kalimtar të verës.

E për këtë deklaratë të brazilianit, ka folur edhe trajneri francez i Realit, Zinedine Zidane.

Numri një i Los Blancos u pyet nëse e ka dëgjuar deklaratën e Neymar, derisa tha se ëndrrat bëhet realitet vetëm në Madrid.

Zinedine Zidane. (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Në Madrid shumë ëndrra bëhen realitet. Shumë lojtarë duan të luajnë këtu dhe kjo është normale. Të presim verën dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Zidane.

Zidane foli edhe për situatën e skuadrës para ndeshjes me Rayo Vallecanon.

“Duhet të jemi intensivë, duhet të luajmë në këtë mënyrë për të fituar pikë. Ndaj Rayos duam të shënojmë dhe shpresoj në një ndeshje të mirë”, u shpreh francezi. /Telegrafi/