Telegrafi

Zidane flet pas fitores, nuk mungojnë edhe fjalët e mëdha

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Barcelonës me rezultat 1-2.

Tekniku francez e pranoi se fitorja në Camp Nou i ka dhënë motiv skuadrës së tij për të vazhduar deri në fund.

“Jam shumë i lumtur, posaçërisht me rezultatin. Kemi vuajtur në fillim, por jam krenar për lojtarët”.

“Çka duhet të bëjmë tani është të fokusohemi në Ligën e Kampionëve, kurse në fundjavë, do të fokusohemi në La Liga”

“A mund të jetë kjo fitore pikë kthese për Los Blancos? Po, mund të jetë, sepse ne kishim nevojë për një shtytje të tillë”, ka thënë Zidane pas ndeshjes. /Telegraafi/