Telegrafi

Zidane edhe me një “rekord”, lë pas Mourinhon, Ancelottin e Del Boqsuen

Zinedine Zidane është një ndër trajnerët më të lirë që i ka kushtuar Real Madridit.

Në fakt, bëhet fjalë për transferimet e lojtarëve, ku brenda dy afateve kalimtare verore, trajneri francez ka shpenzuar rreth 88.5 milionë euro.

Zidane ka shpenzuar për Theo Hernandezin (26 milionë euro), Dani Cabellon (16.5 milionë euro), Alvaro Moratan (30 milionë euro, por u shit 80 milionë euro) dhe Vinicusin (vitin e ardhshëm duhet t’i paguajë 46 milionë euro).

Në këtë formë, francezi ka lënë pas Jose Mourinhon, i cili shpenzoi 128 milionë euro, Vincente Del Bosquen me 200 milionë euro dhe Carlo Ancelottin me 209 milionë sosh.

Por, trajneri që ka shpenzuar më së shumti në blerjen e lojtarëve është Manuelle Pellegrini, i cili harxhoi 254 milionë euro në afatin kalimtar të verës.

Vlen të theksohet se Zizu ka arrit që të gjitha shpenzimet e bëra për këto dy afate kalimtare të verës ti kompensojë vetëm me shitjen e Moratas te Chelsea për 80 milionë euro plus bonuset prej 8 milionë eurove.

Reali ka shitur edhe Danilon te Manchester City për 30 milionë euro ndërsa James Rodriguez u huazua te Bayern Munichu për 10 milionë euro. /Telegrafi/