Zinedine Zidane mesa duket i ka idetë se çfarë do me Real Madridin për sezonin e ardhshëm dhe pritet të ketë edhe largime të dhimbshme.
Trajneri francez u rikthye te Los Blancos pas eliminimit të tyre nga liga e Kampionëve.
Ai e kishte fituar tri herë radhazi Championsin.
Kjo ka bërë që ai t’i besojë portierit që ia solli këta trofe, Keylor Navas. Blerja e bujshme e verës së shkuar belgun Thibaut Courtois, prite të largohet.
Sipas mediave spanjolle Zidane tashmë e ka marr edhe mbështetjen e drejtuesve që edhe sezonin e ardhshëm portierit titullar të jetë Navas.
Courtois pritet që të vihet në shitje pas vetëm një sezoni.
Ish-portieri i Atletico Madridit dhe Chelseat duhet të kërkojë që tani një klub të ri. /Telegrafi/