Telegrafi

Zidane e paralajmëron Unitedin rreth Varanes

Zinedine Zidane e ka paralajmëruar Manchester Unitedin rreth interesimit të këtyre të fundit në Raphael Varanen.

Trajneri i Real Madridit i ka bërë me dije skuadrës angleze se mbrojtësi francez nuk është në shitje.

“Nuk jam vetëm unë që duam ta mbajë atë në skuadër. Varane e di se është pjesë e rëndësishme e klubit”, ka thënë Zidane.

“Ne jemi shumë me fat që e kemi një lojtar si ai në skuadër dhe duam që ai të vazhdojë edhe më tutje me ne”.

“Ai ka një karrierë të mrekullueshme, ka arritur shumë gjëra këtu. Natyrisht, ai është i pashitshëm nga klubi, për mua si trajner dhe në përgjithësi për personat në klub”, ka shtuar më tej francezi.

Unitedi duket se duhet të shikojë opsione të tjera, pasi Real Madridi nuk do e lejojë largimin e Varanes. /Telegrafi/