Real Madridi ka bërë një performancë fantastike në fitoren prej 2-0 kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu në derbin e njohur si ‘el Clasico’.
Vinicius Junior e kishte shënuar golin e epërsisë në pjesën e dytë dhe kur gjyqtari caktoi tri minuta shtesë, Zinedine Zidane e bëri lëvizjen e radhës.
Trajneri e ngriti Mariano Diazin dhe qëllimi ishte padyshim që të humbeshin disa sekonda të minutave shtesë.
Në minutën 90+1′, Karim Benzema e lëshoi fushën për t’i lënë vend sulmuesit 26 vjeçar, i cili u tregua i jashtëzakonshëm në kohën që pati.
Ai pranoi një top nga rivënia anësore dhe me një solo aksion shkoi drejt portës dhe e gjuajti topin në anën e djathtë duke e lënë të pashpresë portierin Marc-Andre ter Stegen (90’+2). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GGyJIZV1KNc