Telegrafi

Zidane: E dua trofeun e botërorit për klube (Video)

Real Madrid triumfoi kundër CF Americas në kuadër të gjysmëfinales së botërorit për klube.

Madrilenët fituan me rezultat të pastër prej 2-0 për të siguruar finalen kundër Kashima Antlers.

“E kemi siguruar finalen. Pjesa e parë ishte paksa e komplikuar pasi që ishim mirë të mbuluar prej kundërshtarit. Por, në pjesë të dytë luajtëm më mirë dhe si rezultat i kësaj edhe realizuam me Cristiano Ronaldon dhe jam i kënaqur me paraqitjen në ndeshje”, tha Zidane.

“Në finale do të ballafaqohemi me një kundërshtar i cili vrapon shumë, por ne do të luajmë si me çdo rival që kemi përpara. Por, aktualisht ne duhet të pushojmë pasi kemi vetëm disa ditë deri tek finalja dhe e duam trofeun e botërorit për klube”, ka thënë ndër të tjerash Zidane.

Vlen të theksohet se finalja do të zhvillohet të hënën në stadiumin Yokohama me fillim në ora 11:30. /Telegrafi/