Kampioni i Evropës, Real Madrid mund të bëhet me një futbollist shqiptar në radhët e veta.
Fjala është për mbrojtësin anësorë, Riza Durmishi i cili ka shkëlqyer me fanellën e Betisit.
23-vjeçari iu bashkua Betisit në verë nga skuadra daneze Brondby ku luajti tri vite në skuadrën e parë.
E përditshmja spanjolle ‘AS’, ka raportuar se është trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane që ka kërkuar transferimin e Drumishit.
Zidane e admiron shumë lojën e futbollistit shqiptar me pasaportë daneze dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e tij.
Betis ka paguar dy milionë euro për transferimin e tij në La Liga, por sipas medias spanjoll vlera e shqiptarit tani është 10 herë më e lartë.
Në 18 ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Betisit në La Liga, Durmisi ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime duke u vlerësuar lartë paraqitja e tij.
Shqiptari nga Maqedonia ka luajtur për të gjitha moshat e Danimarkës, ndërsa për ekipin A ka zhvilluar 17 takime.
Në rast se ky transferim kompletohet gjatë verës, atëherë Durmishi do të bëhej futbollisti i parë shqiptarë që vesh fanellën e ‘Los Blancos’. /Telegrafi/