Site icon Telegrafi

Zidane dhe Pogba janë pajtuar për transferim gjatë verës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, janë në linjë për planet e transferimeve të verës.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Zidane dhe Pogba janë pajtuar që mesfushori duhet të kalojë në të Real Madrid në muajt e ardhshëm.

Zidane e ka bërë të qartë që dëshiron që Reali të nënshkruajë me Pogba këtë verë, ndërsa lojtari gjithashtu ia ka bërë të qartë agjentit Mino Raiola se ai dëshiron që ky transferim të ndodhë.

Lexo po ashtu Pogba ka vendosur tashmë midis Real Madridit dhe Juventusit

Është sugjeruar që Reali do të kërkojë të hapë negociata zyrtare me Unitedin mbi një tarifë për mesfushorin.

Paul Pogba. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Një vit pasi u kërkuan 180-200 milionë euro për Pogba, Reali tani pret që ky çmim të jetë ulur ndjeshëm.

Mbretërit besojnë ta sjellin lojtarin në Spanjë për sezonin e ardhshëm për 70-80 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version