Një histori jo e njëjtë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, por e përafërt është ajo mes Gianluigi Buffon dhe Zinedine Zidane, në duelet e tyre mes vete.
Buffon tani 40 vjeç është në fundin e karrierës si lojtarë, ndërsa Zidane e ka filluar karrierën si trajner, madje e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.
Që nga viti 1996 dyshja janë pjesë e nivelit më të lartë të futbollit, ndërsa çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, do të jetë takimi i tyre i fundit.
Buffon nuk e ka pasur mundësinë që ta ngrish një qiell trofeun më të madh për klube, ndërsa trajneri francez është bërë i pari që e ka fituar dy herë radhazi.
Zidane erdhi në Torino në vitin 1996, ndërsa Buffon në atë vit debutoi me Parman.
Dyshja kanë qenë bashkëlojtarëe vetëm për pesë ditë, pasi Florentino Perez e theu rekordin e transferimeve, kur nënshkroi me francezin në vitin 2010.
Për më pak se dy vite kishte edhe një përballje tjetër, po në Ligën e Kampionëve.
Juventusi e kishte eliminuar Real Madridin në atë ndeshje.
Në Berlin është zhvilluar ndeshja më e famshme mes tyre, që nga francezi mund të kujtohet me turp.
Finalja e Kupës së Botës e zhvilluar në vitin 2006, ishte viti kur Buffon pësoi nga Zidane gjatë ndeshjes, por që Marco Materazzi kishte barazuar shifrat, ndërsa ishte pikërisht ai që e nxori me karton të kuq Zidanen.
Shumë pak njerëz e mbajnë mend penalltinë e kthyer në gol nga ai edhe pse ishte shënuar në stilin Panenka.
11 vjet pas pensionimit të francezit ata u takuan në finale e Ligës së Kampionëve, në Cardiff në vitin 2017.
Por kësaj radhe fitues doli Zidane që e mposhti ish portierin e Parmas.
Takimi i radhës në javën e ardhshme, ku sërish Liga e Kampionëve d t’i vë përballë dy gjigantët e futbollit. /Telegrafi/