Site icon Telegrafi

Zidane dëshiron gjashtë transferime këtë verë, Perez ia ka ndarë 500 milionë euro     

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dëshiron të paktën gjashtë transferime të këtë verë.

Sipas gazetës spanjolle Marca, trajneri Zidane ka identifikuar lojtarët që dëshiron, ndërsa dy lojtarë tashmë të transferuar.

Mbrojtësi i Portos, Eder Militao tashmë ka nënshkruar për Realin, ndërsa edhe i riu Rodrygo do të mbërrijë nga Santos .

Lexo po ashtu Zidane flet për dyshen Neymar – Hazard: Ëndrrat bëhen realitet në Madrid

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, sulmuesi i Eintracht Frankfurt Luka Jovic, mbrojtësi i Lyonit Ferland Mendy dhe njëri nga mesfushorët Paul Pogba i Manchester Unitedit ose Christian Eriksen i Tottenhamit janë prioritetet e tjera të kërkuara nga Zidane.

Lexo po ashtu Reali arrin marrëveshje personale me Eriksenin

Një nënshkrimi Galaktik mund të bëhet edhe me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, i cili thuhet se qëndron në krye të listës së dëshirave të francezit.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se ka ndarë tashmë 500 milionë euro për të kënaqur kërkesat e Zidanes këtë verë. /Telegrafi/

Foto: Marca.com
Exit mobile version