Telegrafi

Zidane deklarohet pas fitores ndaj Barcelonës, vlerëson lart paraqitjen e Viniciusit

Zinedine Zidane (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-0 të Real Madridi ndaj Barcelonës në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Trajneri francez ka thënë se ata e merituan fitoren ndaj Blaugranasëve, derisa ka përgëzuar Vinicius Juniorin dhe Thibaut Courtoisin për paraqitjet e tyre.

“E merituam fitoren, në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Fituam tri pikë të reja, mirëpo nuk ka ndryshuar asgjë, duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë ai.

Real Madrid vs Barcelona (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Thibaut Courtois kishte një paraqitje fantastike, si ashtu edhe Vinicius që ishte në formë të lartë sot”.

Lexo po ashtu Trajneri i Barcelonës, Setien: Nuk arritëm t’i bënim ballë presionit të lartë nga Real Madridi

“Ai e meritoi të shënonte në El Clasico, pasi bëri punë të madhe si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje”, ka shtuar më tej Zidane.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin. /Telegrafi/