Telegrafi

Zidane: Cristiano është gjithmonë i tillë, të vazhdojmë kështu

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Atletico Madridit me rezultat 0-3.

Tekniku francez ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të tij dhe ka thënë se kanë ende shumë për të bërë dhe se kjo është vetëm fillimi.

“Kemi luajtur një ndeshje të madhe. Ne ishim të fortë nga fillimi dhe jam i lumtur me atë çka bëmë. Jo shumë ekipe vijnë në Calderon dhe largohen kështu si fitues”.

“Ne treguam intensitetin e duhur që nga fillimi. Isco nuk humbi asnjë top në pjesën e parë, ishte fantastik”.

“Nuk e kemi fituar ende titullin. Kjo ishte thjeshtë një tjetër ndeshje, jemi në moment të mirë dhe duhet të vazhdojmë”.

“Sonte pamë Cristianon e njëjtë. Ai është gjithmonë kështu, jam i lumtur me het-trikun e tij”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/