Telegrafi

Zidane: Benzema është sulmuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave

(Foto: Twitter/Karim Benzema)

Karim Benzema është dëshmuar sërish se sa i rëndësishëm është për Real Madridin të martën mbrëma, kur shënoi dy gola në fitoren prej 3-1 ndaj Athletic Bilbaos.

Derisa skuadra po vuante, sulmuesi francez ka vazhduar të jetë në formë të shkëlqyer, ashtu që nuk ka mundur të mos lëvdohet nga trajneri Zinedine Zidane.

“Për mua, po”, është përgjigjur Zidane kur është pyetur nëse Benzema është sulmuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave.

(Foto: Twitter/Karim Benzema)

“Ai e dëshmon këtë dhe po luan te Real Madridi qe një kohë të gjatë. Ka zhvilluar më shumë se 500 ndeshje dhe ka shënuar gola. Mbi të gjitha, statistikat e tij flasin vetë”.

Lexo po ashtu Real Madridi triumfon ndaj Bilbaos - barazon liderët me pikë

“Sipas meje, ai është më i mirë. Kjo është e qartë”, ka thënë trajneri në konferencën për shtyp pas ndeshjes. /Telegrafi/