Telegrafi

Zidane: Barcelona ka Messin, por ne kemi ‘armët’ tona

Zinedine Zidane ka folur për përballjen që Real Madridi do ta zhvillojë nesër mbrëma ndaj Barcelonës.

Trajneri francez ka thënë se katalunasit e kanë Lionel Messin, por ata kanë armët e tyre.

“Do të luajmë 11 kundër 11 dhe me zëvendësime. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Zizou.

“E dimë ndaj kujt do luajmë. E dimë që kanë Messin, por ne kemi armët tona”.

“Duam një ndeshje të mirë. Gjëja më e rëndësishme është të përgatitemi. Nuk jam i shqetësuar për asgjë tjetër”, ka shtuar më tej ai.

El Clasico që zhvillohet në Camp Nou, do të fillojë nga ora 20:00, e që do të jetë e vlefshme për javën e 17-të në La Liga. /Telegrafi/