Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën e parë për shtyp këtë verë duke folur në lidhje me temat kryesore që po lidhen me Real Madridin në këtë afat kalimtar.
Gareth Bale ishte një nga emrat që u përmendën, ndërsa francezi theksoi se nuk ka ndonjë problem me 30-vjeçarin.
“Ai nuk paraqet problem. Nuk do të them se një lojtar paraqet problem. Gjithçka mund të ndodhë. Ai ka kontratë, do të shohim.
“Asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket respektit për Bale që nga qershori e deri më tani”, u ka thënë Zidane gazetarëve.
Theksojmë se është raportuar që uellsiani nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Realit, prandaj Los Blancos duan ta largojnë drejt ndonjë klubi tjetër. /Telegrafi/