Telegrafi

Zidane: Bale e di se përse e lash në bankën rezervë

Gareth Bale dhe Zindine Zidane(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Gareth Bale po kalon në një situatë të vështirë te Real Madridi, derisa u la në në bankën rezervë në humbjen nga Real Sociedadi në fundjavën që shkoi.

Madrilenët u mposhtën me rezultat 3-1 nga, ndërsa Zinedine Zidane vendosi që uellsiani të mos luajë as në këtë ndeshje, duke ia bërë të qartë vendimet e tij.

Gjigantët e La Ligas janë të vendosur që ta shesin anësorin në afatin kalimtar veror, mirëpo janë duke hasur në vështirësi shkaku i pagës së tij të lartë.

Gareth Bale(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Zidane ka konfirmuar se 29-vjeçari ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Sociedadit, por ai kishte bërë zgjedhjet e tij në formacion, duke përfshirë edhe talentin Brahim Diaz.

“Nuk e di nëse ai do të luajë (kundër Real Betisit). Do të shohim në këtë javë. Ishte e qartë se çfarë kam bërë në këtë javë. Tani jemi duke u përgatitur për një ndeshje tjetër dhe do të shohim sezonin e ardhshëm. Është e kryer”, ka thënë Zidane.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gareth Bale

Siç duket, trajneri francez i ka bërë të qartë uellsianit se nuk është në planet e tij, duke i kërkuar që të gjejë një skuadër të re. /Telegrafi/