Telegrafi

Zidane: Aouar mund të luajë për Real Madridin një ditë

Real Madrid do të përballet me Levanten këtë fundjavë, por Zinedine Zidane fillimisht nuk u pyet për ndeshjen, por për francezin Houssem Aouar.

Ky i fundit është i lidhur me Los Blancos dhe pyetjet e para ndaj trajneri ishin për mesfushorin e Lyon.

“Unë nuk e di se çfarë informacioni keni për të”.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

“Ndoshta një ditë ai mund të luajë në Real Madrid, por tani kemi këtë skuadër dhe do të shkojmë përpara me lojtarët që kemi”, ka thënë Zidane.

Houssem Aouar këtë vit ka pasur një ngritje të madhe, duke rënë në radarin e klubeve si Arsenal dhe Juventus. /Telegrafi/