Telegrafi

Zidane: Aktualisht, James është lojtar i Realit

James Rodriguez (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

E ardhmja e James Rodriguez vazhdon të jetë temë në mediat sportive, ndërkohë që po vazhdon afati kalimtar veror.

Mesfushori kolumbian është në pronësi të Real Madridit, mirëpo në dy vitet e fundit ka qenë i huazuar te Bayern Munichu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga James Rodriguez

Bavarezët vendosën të mos e blinin kartonin e tij, ashtu që James është kthyer te Los Blancos, edhe pse nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane.

Dhe derisa Mbretërit janë duke kërkuar një klub për të, trajneri francez Zidane është pyetur rreth të ardhmes së 28-vjeçarit.

“Ai është lojtar i Real Madridit tash për tash dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Aktualisht, ai ndodhet në pushime dhe nuk mund të them më shumë për të”, ka thënë Zidane në një konferencë për media. /Telegrafi/