Mohamed Zidan ka zbuluar se Jurgen Klopp i ka thënë atij disa herë se është më i mirë se Mohamed Salahu në kohën kur të dy ishin te Borussia Dortmundi.
Ish-sulmuesi në atë kohë kishte potencial që të bëhej njëri prej më të mirë në bot, por karriera e tij kishte ngecur.
Ai kishte luajtur në Evropë për skuadra si, Midtylland, Mainz, Hamburg dhe Dortmund.
Zidan po ashtu kishte 44 paraqitje për vendin e tij Egjiptin, mirëpo asnjëherë nuk e kishte arritur nivelin e Salah, gjersa ka zbuluar se çfarë i kishte thënë Klopp në të kaluarën.
“Klopp më ka thënë se unë isha më i mirë se Salah 100 herë, por që duhet të isha më profesional”, ka thënë Zidan për ON Sport.
“Ai më tha se kam talent dhe shumë cilësi të mira, mirëpo duhet të koncentrohem më shumë. Nëse do ta bëja atë, do të isha njëri nga më të mirët në botë”, ka shtuar më tej ai.
Më pas Zidan ka shtuar se Salah është më profesional se ai dhe punon në nivelin e Lionel Messit e Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/