Lionel Messi nuk ka nevojë që të fitojë Kupën e Botës sipas Zicos që të shpallet më i miri në histori të futbollit.
Përkundër suksesit enorm me Barcelonën, Messit i mungon trofeu më i çmueshëm me kombëtaren, Kupa e Botës.
Zico, i cili kurrë nuk e fitoi Kupën e Botës në karrierën 10 vjeçare me Brazilin si lojtar, ka pranuar se Messi nuk ka nevojë që ta fitojë atë trofe për të dëshmuar kualitetin e tij.
“Nuk është frustrim”.
“Njerëzit në ditët e sotme mendojnë vetëm për të arritura. Unë mendoj se karrierë juaj, puna juaj është gjëja më e rëndësishme. Futbolli është sport kolektiv dhe shumë herë nuk varet prej teje. Varet nga ekipi nëse po luan mirë”.
11 – Lionel Messi attempted 11 shots for Argentina vs Iceland (the most he’s ever attempted in a World Cup game), but he still didn’t manage to score a goal. Frustration.#ARGISL #ARG #WorldCup pic.twitter.com/YDZBP9aowj
— OptaJoe (@OptaJoe) June 16, 2018
“Ndonjëherë ju i vendosni ndeshjet, por ndonjëherë nuk mund të vendosni garat”.
“Kështu, merita e Messit nuk duhet të zhvlerësohet si më i miri vetëm pse nuk e ka fituar Kampionatin Botëror”.
“Johan Cruyff nuk e fitoi Kupën e Botës dhe ishte ndër më të mriët në histori dhe gjithmonë do të jetë. Edhe shumë të tjerë”.
“Më shumë po flitet për një njeri se për kolektivin. Futbolli është lojë kolektive dhe jo individuale”, deklaroi Zico.
/Telegrafi/