Telegrafi

Ziadin Sela tregon tre gjërat që do t’i ndryshonte në Maqedoni

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur rreth jetës së tij personale dhe asaj politike në vend.

I pyetur për tre gjërat që ai do t’i ndryshonte në Maqedoninë e Veriut, të parën ai e përmendi mentalitetin, sidomos të atyre që e udhëheqin shtetin.

“Ka shumë gjëra që duhet të ndryshohen. Por e para besoj se duhet të jetë mentaliteti, i asaj shoqërie që mendon se e ka primatin në shtet. Ndryshimi i mentalitetit do të sillte ndryshimin e Kushtetutës dhe do të bënte që ajo të reflektojë realitetin etnik që e ka Maqedonia. Dhe e treta që do të ndryshoja është eksploatimi që ju bëhet shqiptarëve, përmes politikave ekonomike”, tha mes tjerash Sela.

Ai tha se edhe arsimi bën pjesë në sferat që ai do t’i ndryshonte.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë me kryetarin e ASH-së: