Telegrafi

Ziadin Sela do të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të ASH-së

Ziadin Sela sot do të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë Aleanca për Shqiptarët.

Telegrafi Maqedoni mëson se dorëheqja e tij do të jetë e parevokueshme.

Dorëheqja e Selës nga të gjitha postet në ASH vjen si pasojë e humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e fundit, të cilat kanë shkaktuar pakënaqësi brenda organeve partiake.

Lexo po ashtu Sela për dorëheqjen e tij: Rezultati në Tetovë ishte jashtë çdo pritshmërie

Pas dorëheqjes së Selës Aleanca për Shqiptarët do të mbajë Kuvend Qendror në të cilin do të zgjedhin ushtrues detyre kryetar të partisë, ndërsa më pas do të mbajnë edhe kongresin partiak ku do të zgjidhet kryetar i ri i partisë.

Theksojmë që Sela në mars të këtij viti u rizgjodh kryetar i ASH-së me mbështetje të shumicës së delegatëve, ndërsa nuk kishte asnjë kundërkandidat./Telegrafi/