Penny Bielich ka qenë duke u zhytur në det në brigjet e Indonezisë, kur takoi peshkaqenin që nuk është raportuar të jetë parë prej vitit 1976.
Peshkaqeni i gjatë pesë metra, ka gojë shumë të madhe dhe trup më të rrumbullakët se të tjerët, ndërsa ushqehet me planktone dhe krijesa tjera të vogla, transmeton Telegrafi.
“Vetëm 63 herë është parë ky peshkaqen. Jam me fat që e takova edhe unë”, ka shkruar Bielich në llogarinë e saj në Instagram.
Karakteristikë e këtij peshkqeni është se jeton rreth 150 metra thellë sipërfaqes së detit, ndërsa gjatë natës ngjitet rreth dhjetë metra për tu ushqyer. /Telegrafi/
https://youtu.be/aWv6PSjyuVE