Një studiuese detare që po përgatitej të futej në ujë u kap nga kamera duke u hedhur gati në gojën e një peshkaqeni kurioz.
Videoja, e kapur nga Juan Oliphant, tregon biologen detare Ocean Ramsey duke u përgatitur për të kërcyer nga një varkë kur një peshkaqen “tigër” noton deri në shkallë dhe tregon dhëmbët pikërisht aty kur zhytësja do të prekte ujin.
Videoja tregon Ramseyn duke qeshur dhe duke përshëndetur peshkaqenin, për të cilin ajo tha se quhet Queen Nikki, transmeton Telegrafi.
“Unë e dua atë peshkaqen tigër”, tha Ramsey për NBC’s Today. “U rrita me atë peshkaqen tigër, mendoj se ne ishim adoleshentë në të njëjtën kohë. Dhe kështu e njoh atë për më shumë se 20 vjet”.
Ajo tha se Nikki me sa duket po reagonte ndaj asaj që po i afrohej ujit shumë shpejt.
“E pashë atë dhe ajo ishte mjaft afër, me shpejtësi të mjaftueshme, saqë dukej sikur po ia mësynte ndoshta te majet e këpucëve të mia”, tha Ramsey.
“Kishte [ishin] një tufë peshqish të vegjël poshtë, kështu që mund të shihja shpejtësinë e saj dhe e dija se duhej të tërhiqesha në atë moment”. /Telegrafi/