Site icon Telegrafi

Zhytësit e guximshëm i hoqën peshkaqenit litarin që i kishte mbetur në trup (Video)

Skyler Thomas ka qenë duke u zhytur pranë një ishulli në Bahama, kur e ka parë një peshkaqen që bënte lëvizje të pazakonta, ngaqë kishte dhimbje nga litari që i kishte mbërthyer pjesën e sipërme të trupit.

Së bashku me dy ndihmës është kthyer sërish në ujë për ta kërkuar këtë gjallesë dhe derisa e ndaluan që të mos ikë, ai ia ka prerë shiritin që ia kishte shqyer lëkurën, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet momenti kritik kur i hiqet litari që i kishte hyrë në mish, ndërsa largohet pa sulmuar shpëtuesit e tij.

Por, ata nuk e kanë lënë me kaq, pasi kanë shkuar që ta kontrollojnë peshkaqenin, nëse i është shëruar plaga apo ka gjendje edhe më të rëndë.

“Është një grabitqar i paparashikueshëm, që mund të sulmojë në çdo moment dhe fakti që ka dhimbje, mund të jetë edhe më agresiv”, ka thënë Thomas.

Megjithatë, gjallesa e detit duket se është mësuar me prezencën e njerëzve dhe nuk i ka sulmuar. /Telegrafi/

https://youtu.be/ttf73aSY5hw

Exit mobile version