Site icon Telegrafi

Zhytësin me përvojë e kafshon peshkaqeni, habiten miqtë e tij kur e shohin që nuk ia kishte hequr dhëmbët nga barku i tij (Video, +18)

Zhytësit me përvojë të madhe Ervin McCarty i ka ndodhur diçka që kurrë nuk kishte besuar se do t’i ndodh – ai është kafshuar në bark nga një peshkaqen i cili edhe pasi doli mbi ujë, nuk mund ta largonte nga trupi peshkaqenin që i kishte ngulur dhëmbët thellë në bark.

McCarty së bashku me një grup zhytësish po shijonin bukuritë nënujore në Florida, kur befasisht u kafshua nga një peshkaqen i vogël i cili në shikim të parë nuk dukej i rrezikshëm, por ai në fakt i kishte shkaktuar lëndime serioze, transmeton Telegrafi.

“Sapo u futa thellë nën ujë, një peshkaqen u shfaq nga askund dhe më kafshoi. Nuk dëshironte të më lëshonte, dhe kështu u detyrova ta mbaja në duar derisa dola nga uji. Mendova se do të mbyten dhe të mbes pa oksigjen. Por, kur dola nga uji të gjithë e kuptuan se më kishte kafshuar peshkaqeni, dhe në asnjë mënyrë nuk e dinin se atë e kisha ende në bark”, ka deklaruar McCarty.

Edhe pse arriti te anija, peshkaqeni në asnjë mënyrë nuk i hiqte dhëmbët nga barku i tij, derisa intervenuan kolegët e tij që e shqyen me thikë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version