Telegrafi

Zhytësi në grumbullin e peshqve, që sulmohej nga rreth 200 peshkaqenë (Video)

Andre Rerekura ka hyrë në ujë brenda grumbullit të madh të peshqve, që lëvizte në bregdetin e Perth të Australisë.

Ai ka dashur të shikonte se çfarë gjallesa janë në këtë grup që ishte më i madh se dy fusha futbolli, ndërsa ndiqej nga rreth 200 peshkaqenë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni pamjet e mahnitshme, se si duket brenda një kolonie të peshqve, si dhe ikjet e tyre kur janë duke u sulmuar.

Njohësit e botës së egër, kanë thënë se kjo është një ngjarje e zakonshme që ndodh çdo vit, por kësaj radhe është parë nga afër. /Telegrafi/