Telegrafi

Zhytësi i guximshëm luan me gjallesat e frikshme të ujërave, sikur të ishin kafshë të buta (Video)

Steve Dee nga New Yersey i Shteteve të Bashkuara, zhytet pranë peshkaqenëve dhe luan me ta, sikur të ishin kafshë të buta shtëpiake.

Për herë të parë, 44-vjeçari i ka parë peshkaqenët në Meksikë, derisa ishte futur në kafaz, por më vonë ka vendosur të afrohet pranë tyre, transmeton Telegrafi.

Me kalimin e kohës, ka vendosur të mësojë zhytjen dhe të shkojë deri te kokëçekanët e rrezikshëm që jetojnë në ujërat e Bahameve.

“Të gjithë duhet të mësojnë se janë krijesa të buta dhe të përshtatshme, vetëm konsiderojini sikur janë qenë apo mace”, është shprehur Dee lidhur me rastin.

Në dhjetë vitet e fundit, ai ka udhëtuar në shumë vende dhe ka marrë shënime për grabitqarët e detit, për t’jua dhënë ekspertëve që merren me botën nënujore. /Telegrafi/